Një 40-vjeçar me iniciale F.M. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka akuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura.
Policia bën me dije se nga hetimet, dyshohet se para dy vitesh ai ka abuzuar dy vajzat e tij të moshave 16 dhe 17 vjeçe.
Rasti u denoncua në një emision investigativ ku një nga vajzat rrëfeu detaje të tmerrshme duke treguar terma që sipas saj i ati përdorte në drejtim të tyre.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.