Një banesë në lagjen “Drimadhë” në Dhërmi ka marrë flakë ditën e sotme.
Sipas Policisë banesa ishte e pabanueshme dhe ishte në pronësi të shtetasi Th.D.,
Si pasojë e flakëve policia bën me dije se janë konstatuar dëme materiale.
Dhërmi/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:40, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, ka marrë zjarrë banesa e pabanueshme e shtetasitt Th. D., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.