Përfshihet nga flakët një banesë, shkak i zjarrit ishin probleme me rrjetin elektrik

 Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Flaket kanë përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati pranë kopshtit.

PMNZSH dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes. është njoftuar se shkak i zjarrit ka qenë falsokontakte në rrjetin e brendshëm elektrik.

Flakët kanë përfshirë aspiratorin dhe sobën e gatimit.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.