Muaji i Ramazanit/ Sali Berisha merr pjesë në Iftarin me besimtarët në Kavajë


Ish-kryeministri Sali Berisha është ftuar në iftarin e shtruar nga besimtarët myslimanë në Kavajë.

Berisha ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga Kryetari i PD Hysen Kadiu mbrëmjen e sotme ku është ulur në mes të besimtarëve.

Në fotot e shpërndara nga zyra e tij për mediat, duket se Berisha ka qenë i shoqëruar edhe nga deputeti Belind Këlliçi, Kreu i PD në Kavajë Hysen Kadiu, ish- Kryetari Isa Sakja, Kryetari i FRPD, Arnold Kariqi e eksponentë të tjerë të PD.