Garon për kreun e PS, Shpend Barameta kërkon mbështetjen e socialistëve për t’i drejtuar

Shpend Barameta është një nga 4 kandidatët në zgjedhje dhe që synojnë të drejtojnë PS në Kavajë.

Përmes një mesazhi në Facebook, Barameta kërkon mbështetjen e socialistëve për t’i drejtuar ata në 4 vitet e ardhshme.

Ai është pjesë e PS si anetar nga viti 2008 dhe pjese e strukturave drejtuese të partisë dhe pushtetit lokal që në vitin 2013.

Barameta me këtë kandidim synon të drejtojë selinë rozë Kavajës per nje mandat 4 vjecar.

Aktualisht ai mban postin e Drejtorit të Kabinetit në Bashkinë e Kavajës dhe njihet si krahu i djathtë i Kryetarit të Bashkisë, Redjan Krali.

Mesazhi në Facebook:

Për të gjithë miqtë, kolegët e dashamirësit e shumtë të rrugëtimit të përbashkët për një Kavajë më të mirë!

Me kontributin tim 15-vjeçar, nga ai më modesti si aktivist i FRESSH deri te detyrat e shumta dhe të rëndësishme që më janë besuar, sot besoj që kam arritur pjekurinë e duhur dhe përvojën e domosdoshme politike për të drejtuar Partinë Socialiste në Kavajë.

– Jam bërë pjesë e garës për kreun e Partisë, që vjen për herë të parë në një format krejt të ri sepse besoj fort në Meritokracinë dhe idealet e saj. Të njejtat vlera që më bënë pjesë të kësaj familje të madhe kur isha fare i ri, me dëshirën dhe energjinë për të kontribuar për vendin tim deri sot që jam prind, me përgjegjësinë e madhe për ta rritur tim bir krenar për qytetin e tij dhe për Shqipërinë që duam!

Faleminderit me zemër!

#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️