SPAK në aksion/ Rreth 5 mijë persona të përgjuar, në listë edhe zyrtarë të lartë të shtetit

Rreth 5 mijë persona janë vendosur nën ‘veshin’ e SPAK, përmes përgjimeve si të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra të ndryshme penale në vitin 2021.

Kjo është një shifër rekord krahasuar me statistikat e viteve të mëparshme, ndërsa për këtë ka folur dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja.

Ai deklaroi se pjesë e listës së personave të përgjuar janë zyrtarë të të gjitha niveleve, ndërsa nuk bëri të ditur asnjë detaj më shumë. Ai theksoi se shumë çështje që po hetohen lidhen me korrupsionin.

“Janë mjet për sigurimin e provës. Bëhen me direktivat e BE, rekomandohet SPAK-u që të angazhohet për më shumë hetime proaktive. Shumica lidhen me korrupsionin, në parametrave ligjor që parashikon ligji. Emrat e zyrtarëve janë nga të gjitha nivelet, nuk zbuloj emra, sepse çfarë kuptimi ka. Hetimet vazhdojnë”, tha Kraja.