U godit për vdekje disa herë me thikë, del fotoja e rojës, ja kush është viktim!

Personi që shihni në foto është Petraq Gjika, 67-vjeçari që u gjet i vrarë në vendin e tij të punës. Ngjarja në fjalë u zbulua mëngjesin e sotëm, ku banorë të zonës panë trupin e pajetë të rojës.

Foton e viktimës, i cili prej disa kohësh punonte si roje në një serë në Mbrostar Ura. Mësohet se ai ishte vëllai i kryeplakut të këtij fshati.

Deri më tani nuk dihen motivet e krimit, ndërkohë që policia po heton nëse bëhet fjalë për një tentativë vjedhje apo nëse viktima ka pasur konflikt të mbartur. Kujtojmë se para 4 vitesh Gjika u plagos me thikë nga një banor i Mbrostarit, i cili aktualisht vuan dënimin në burg për këtë vepër penale.