Ilir Meta takohet me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj. Ja mesazhi që shpërndan!

Kreu i shtetit në detyrë, Ilir Meta ka zhvilluar paradite e sotme, 10 qershor një takim me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.

Takimi i Metës me Presidentin e zgjedhur Begaj është zhvilluar në ambientet e Pallatit te Brigadave.

Në takim ka qenë edhe shefi i kabinetit të Presidentit Meta, Edmond Panariti.

Kreu i shtetit në detyrë, ka postuar në rrjetin social Facebook fotot nga takimi dhe mesazhin ku shkruan: “kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”.

meta begaj panariti