Rrufeja godet banesën, raportohet për dëme materiale, pamje nga vendngjarja

Pas Malësisë së Madhe, rrufeja ka goditur edhe një banesë në Sarandë.

Policia njofton se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.

 

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.