Ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Sarandë, u godit me thikë nga peshkatari problematik me nofkën “Tusha”

Ky eshte 43-vjeçari Kledi Koka qe ka ndërruar jetë pak orë pasi u godit me thikë pas shpine në shëtitoren e Sarandës.

Kjo eshte foto e viktimës, i cili kishte skaf e varka turistike, me të cilat shëtiste turistët nëpër plazhe. Burimet bëjnë me dije se Koka dhe Golemi u konfliktuan për shkak të parkimit të një varke në limanin e qytetit.

Koka kishte marrë plagë të thellë në mushkëri dhe kishte humbur shumë gjak. Nga Tirana mbërriti helikopteri, por ishte e kotë, pasi 43-vjeçari ndërroi jete. Ai është transportuar në morg.

Policia ka arrestuar disa orë më parë autorin, Genti alias Jorgo Golemi, 43-vjeç, peshkatar, i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe në Sarandë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armeve dhe municionit”, pasi në vitin 2006 u arrestua nga policia me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.