Qeveria fal 635 mijë m2 tokë publike një Oligarku për të ndërtuar vila në Plazhin e Gjeneralit!
Defakto qeveria ka dhuruar të gjithë plazhin, vlerë e të cilit shkon minimalisht 70 milion Euro.
Përpos faktit se do të shfrytëzohet rëra dhe në tërësi Plazhi i Gjeneralit, i cili është një nga bregdetet më të bukur në vendin tonë, por qeveria merr përsipër të ndërtojë dhe rrugët, ujësjellsin, impiantin e ujrave të zeza dhe nënstacionin elektrik, të gjitha këto me buxhetin e qytetarëve për t’i shërbyer rezortit dhe vilave që do të ndërtohen për Oligarkët!
Është hera e parë që qeveria jep tokë për ndërtimin e vilave private.
Nga sot do ta quajmë nga “Plazhi i Gjeneralit” në “Plazhin e Oligarkëve”.
LEXO EDHE https://www.kavaja.net/2022/04/qeveria-i-grabit-plazhin-e-gjeneralit.html?m=1