Ish- Kryetari i PD Lulzim Basha zhvillon një takim me demokratët dhe të rinjtë në Kavajë

Ish- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë dhe mbështetës të tij në qytetin e Kavajës. 

Takimi është mbajtur një nga kafenetë në qendër të qytetit ku ish-kryedemokrati bisedoi me mbështetës të PD për sfidat dhe nevojën për bashkimin e tyre. 

Burime për Kavaja.Net bëjnë me dije se Basha ka thënë se proceset që po ndodhin tani në PD nuk sjellin bashkimin e demokratëve në bazë. 

Ai ka theksuar se do te Vazhdoje angazhimin politik deri në bashkimin e opozitarë të atij që e ka quajtur “Regjimi kriminal i Ramës”. 

Basha është zotuar se do ndjekë deri në fund kauzat e opozitës deri në largimin nga politika të “trekëndëshit të Bermudës” Berisha, Rama Meta dhe për t’i hapur rrugë një procesi për rimëkëmbjen e vendit dhe ecjen me shpejtësi drejt integrimit në BE. 

Gjatë vizitës së tij në Kavajë Basha u prit nga ish- drejtues të lartë dhe mbështetës të PD, mes tyre edhe ish- sekretari i Pergjithshëm i PD Dega Kavajë, Genci Gjylsheni.

Kujtojmë që një javë më parë Në kavajë u mbajtëm zgjedhjet dhe Hysen Kadiu u zgjodh Kryetari i ri i PD, i rreshtuar në krah të Grupit të ri themelimit e cila drejtoi procesin. 

Pak ditë më parë në Kavajë ishte i ftuar në një Iftar edhe ish- kryeministri Sali Berisha.