Qytetari blen një produkt 123 €, skandalizohet nga dogana 98 mijë lekë kur ia sjellin me DHL

Kemi publikuar raste të ndryshme ku qytetarët ankohen në lidhje me shërbimet e postave shqiptare. Së fundmi një qytetar ka denoncuar në redaksinë JOQ Albania postën DHL. Ai shprehet se ka blerë një produkt prej 123 eurosh bashkë me transportin, por dogana i ka shkuar 98 mijë lekë. Sipas tij kjo gjë nuk është normale dhe ngre pyetjen nëse në këtë rast po e vjedh shteti apo posta. Më tej ai shton se ka bërë disa herë blerje, por gjithmonë çmimet kanë ardhur duke u rritur.

Pershendetje JOQ, dua te denoncoj kta postat e famshme te shqiperise sepse sipas meje quhet vjedhje tani nuk e di nga shteti apo nga posta. Kam bler nje produkt 123€ bashke me shipping (transporti) dhe me vjen dogana 98 mij lek a esht normal qe do te thote 66% dogane a esht normale kjo gje? Kemi bere blerje disa here, dhe gjithmone i rrisin çmimet 1 here per 150€ blerje kan mbajtur 80 mij lek. Tani per 123 € 98 mij lek kur bej pagesen paguaj shipping kta se di se cbejne. Ok un jam dakort ta paguaj doganën, por sme duket e drejte 66%. Nqs doni fotot qe ju kam derguar mund te ua nis per ti verifikuat dhe nr order e te gjitha./ JOQ