Infektohet me koronavirus kryebashkiaku i Librazhdit

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Librazhdit ka dalë pozitivë me koronavirus.
I kontaktuar nga “Abc News”, Kastriot Gurra ka konfirmuar se tamponi e ka nxjerrë pozitivë për koronavirusin.
Më tej kryebashkiaku i Librazhdit ka treguar se është mirë me shëndet dhe se simptomat i ka të lehta.
Gurra është nën kujdesin e mjekëve, deri në përmirësimin e plotë të gjendjes shëndetësore do të qëndrojë i izoluar në banesën e tij.