Një barazim pa gola në Koplik, i siguroi ngjitjen historike në Kategorinë e Parë, skuadrës së Luzit të Vogël, duke “djegur” kështu Orikun.
Edhe pse Luzi dhe Oriku e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, nga 53 secila skuadër, kavajasit, arritën të shkruan historinë, falë golavarazhit më të mirë, pasi edhe përballjet direkte ishin në barazim, nga një fitore secila 1-0. Diferenca +4 gola, bëri që në fund të festonte Luzi.
Kjo është foto ekskluzive nga festa e lojtarëve dhe drejtuesve të Luzit, në Koplik, pas barazimit 0-0 ndaj Veleçikut, që solli ngjitjen historike në Kategorinë e Parë. Vlen të theksohet fakti se Luzi është një klub i themeluar në vitin 2008 dhe për herë të parë do të militojë në Kategorinë e Parë.