Ekipi i Futbollit ngjitet në kategorinë e parë, Shpërthen festa në Luz të Vogël!

Nga: Fatmir Efica 

Ekipi i Futbollit ngjitet në kategorinë e parë, Shpërthen festa në Luz të Vogël!

Skuadra shume simpatike LUZI 2008 ka arritur suksesin historik. 

Pas barazimit pa gola 0-0 ne Koplik me Velecikun vendas, skuadra luznjake ben me ne fund realitet endrren. Ky ekip qe perfaqeson njesine administrative me te njejtin emer te Bashkise Kavaje, ngjitet per here te pare ne Kategorine e Pare. 

Suksesi eshte merite e jashtezakonshme e vellzerve LUSHA dhe presidentit te ekipit ALBERT LUSHA., komunitetit futbollistik te mrekullueshem te kesaj qyteze, futbollisteve te organikes se ketij kampionati, sigurisht ca me teper dhe e dy trainereve Edmond Dalipi (ne fazen e pare) dhe Lorenc Pashja (ne fazen e dyte), te cilet punuan sebasku me shume perkushtim e do te mbesin tanime ne histori. 

Per kete sezon qe ka edhe ndeshjen finale per titullin kampion me FLAMURTARIN e VLORES, skuader e renditur e para ne grupin “B” , Luzi arriti te siguroje 53 pike, dhe nje golaverazh fantastik 67:13 nepermjet 16 fitoreve, 5 barazimeve e vetem 1 humbje. 

Ne suksesin e bukur te fiksuar me 30 prill 2022 do te mbesin te paharruara fitoret me rezultate te thella e madje shume te thella si ajo Internacional Luzi 1-15, Luzi – Shenkolli 7-1, Luzi – Elbasani 6-0,, Luzi – Internacional 6-1, Luzi – Gramshi 5-1. 

Perse gezohem edhe une? 

Jane dy arsye. Periudha qe kam punuar mesues ne Gjimnazin e Luzit te Vogel per mbi nje dekade. Pikerisht ne kohen kur kjo skuader hidhte hapat e pare te krijimit te saj, duke dhene nje ndihmese te konsiderueshme per kete ekip ne shume drejtime. 

Arsyeja e dyte botimi (me 2018), i Librit sportiv “Luzi 2008, 10 vite futboll dhe sfida” ne momentin kur ekipi festoi dekaden e pare te formimit te vet. 

Libri me te gjitha detajet e historise se kesaj skuadre akoma te re, padiskutim tani do te pasurohet do te pasurohet me arritjet e reja shume te cmuara te fiksuara nga ky ekip. Suksese te tjera i uroj me shpirt skuadres LUZI 2008…