Në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid19 ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit ku dje ka pasur edhe numrin më të lartë të tyre, 319.
Vetëm dje në Kavajë pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 13 qytetarë pjesa më e madhe e të cilëve janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në shtëpitë e tyre.
Në total në Kavajë ka mbi 80 të infektuar mes tyre mjekë dhe mësues.
Kujtojmë që pak ditë më parë shkolla 9- vjeçare vartëse në Blerimaj u mbyll dhe aktualisht po e zhvillon mësimin online pasi të 6 mësuesit e saj u infektuan me koronavirus.
MSH deklaron 319 raste të reja me COVID-19 në vend, ndërsa 3 pacientë kanë humbur jetën. Janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.
Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët për më shumë kujdes për shëndetin e tyre.
/Kavaja.Net/