Muhamed Tabaku kundër Hallowenit në shkollat tona, ajo nuk është Festë!

“Rastesisht mbreme ne darke mesova nga mbesa ime e vogel se ne shkolle i kerkonin qe te festonin festetn e halluenit, e per kete qellim mesuesja u kishte kerkuar qe te sillnin te gjithe nga nje embelsire. Te theme te drejten u çudita dhe thashe çfare pune ka shkolla me kete feste qe ne shqiperi nuk eshte feste. Une e dije shume mire qe shkolla ka kurikulat e veta dhe ne asnje rast dhe per asnje qrsye nuk ka pune me kete feste djallezore te shpikur nga mendjet e semura. 
Nuk me vjen keq per mesuesen por me shume me vjen keq per drejtorin e te Qarkut e te Rrethit Tirane qe lejojne nje situate te tille. Une mendoj se shkolla e jone duke qene laike dhe kur Kushtetuta e Republikes se Shqiperise mbane qendrim asnjanes ndaj besimeve fetare veprime te kesaje natyre jane te ndeshkueshme, si ne kete rast ashtu dhe ne festa te tjra si per shembull te shenvalentinit.
Mendoj se ky mesazh duhet shperndare nga te gjithe ata qe e merrin dhe e vleresojne si te tille ne te mire te edukimit te femijeve tane.
Me ben pershtypje qendrimi indiferent edhe i Komuniteteve fetare ne Shqiperi qe nuk mbajne qendrim ndaj ketyre fenomeneve ne shkollat tona , qe per mua bin ne kundershtim me ligjet e shtetit Shqipetare dhe traditen tone kombetare.
Faleminderit per mirekuptimin.”
✏️ Muhamed Tabaku