E RËNDË/ 52-vjeçari hidhet nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit”, humb jetën

Një 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Njoftohet se P.Gj., është vetëhedhur rreth orës 03 :10 dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Tpz