Komiteti Teknik i Ekspertëve reagoi dje kundër kreut të PD-së për të thënë që ata nuk janë fasadë.
Deklarata për mediat u shpërnda bashkë me një foto të tyre gjatë një mbledhjeje në ambjente të mbyllura ku askush nuk po mban maskë.
Sipas vendimit që kanë marrë vetë mjekët, maska është e detyrueshme në ambjente të mbyllura dhe grumbullimet nuk janë të këshillueshme.
Për këdo në kohë pandemie këshillohet ruajtja e distancave që në mbledhjen e Komitetit nuk është respektuar.
Një takim i tillë për qytetarët e zakonshëm do të shoqërohej me gjobë normalisht. Vetëm dje janë ndëshkuar me gjobë 765 qytetarë që lëviznin pa maska mbrojtëse./Tpz