Skuadra krutane e Kastriotit ka mundur sot me përmbysje me shifrat 2-1 Egnatian duke u siguruar që nuk do të rrezikojë më për mbijetesën e përveç të tjerave, i afrohet ndjeshëm zonës së Europës, duke qenë tashëm vetëm 3 pikë larg vendit të tretë në renditje.
Skuadra e drejtuar nga Çela, ka bërë një ndeshje në sulm ndaj Egnatias, me të cilën “shkëmbeu” shtyllat në pjesën e parë. Por goli i Pedro Augusto në pjesën e dytë ndryshoi dinamikën e ndeshjes, pasi Kastrioti u hodh në sulm dhe pasi gjeti traversën, ia doli të barazonte me anë të Hasanit. Sulmet e krutanëve nuk u ndalën, teksa ishin miqtë të cilët iu afruan më shumë golit me një penallti të fituar nga Delarzh. Krasniqi u hipnotizua nga Sali i cili mbajti në lojë skuadrën e tij, e cila pak minuta para fundit gjeti golin e përmbysjes kur Levendi devijoi në portën e vet një gjuajtje të Grecës.
Kështu, Kastrioti merr pikë që e afrojnë ndjeshëm me vendin e tretë, ndërsa Egnatia sheh t’i largohet zona e shpëtimit direkt.
KASTRIOTI-EGNATIA 2-1
73′ Hasani, 87′ (ag) Levendi / 60′ Pedro Augusto