Shifrat e Covid 19 vijojnë të jenë të larta në vendin tonë.
Këtë të diel raportohet të jetë regjistruar një rekord i ri, me 9 viktima në vetëm 24 orët e fundit, një 44 vjeçar dhe 69 vjeçar nga Tirana, 60 vjeçare nga Mati, 65 vjeçare nga Durrësi, 66 vjeçar nga Tropoja, 68 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçare nga Elbasani, një 71 vjeçar nga Berati dhe një 78 vjeçar nga Korça.
Po ashtu raportohet për 327 të prekur dhe 57 të shëruar në vetëm 24 orë. Në spitalet Covid, aktualisht ka 293 pacientë të shtruar.14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 327
Të shëruar ne 24 orë 57
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1472
Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,202
Raste të shëruara 11,246
Raste Aktive 9,438
Humbje jete 518
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4782
Durrës 873
Fier 719
Korçë 578
Shkodër 533
Lezhë 437
Elbasan 414
Vlorë 387
Berat 284
Kukës 199
Gjirokastër 141
Dibër 91