Një automjet ka marrë flakë në ecje në Maliq.
Gazetarja e News 24, Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në aksin nacional në hyrje të Maliqit, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.
Sipas burimeve, mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik pasi mjeti ka qënë i pajisur me impiant gazi.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes./Bw