Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Krujë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit./Bw