Egnatia e Rrogozhinës e ka nisur mbarë kampionatin në kategorinë e parë duke mundur me rezultatin 3-0 Elbasanin.
Me golat e Brahimaj, Magani dhe Krasniqi Egnatia fiton bindshëm që në ndeshjen e parë në transfertë duke treguar edhe pretendimet e saj për ngjitjen në Superligë.
Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani ka dominuar të gjithë takimin duke korrur një fitore të rëndesishme./Kavaja.Net