Besa bind me lojë dhe raste, por Lushnja i “vjedh” fitoren

Besa e Kavajë nuk ka mundur të fitojë ndeshjen e parë në kampionat në kategorinë e parë përballë Lushnjes duke debutuar me humbje. 

2-1 për vendasit ishte rezultati përfundimtar, në një ndeshje të luajtur mirë nga kavajsit.

Goli i Kukaj në minutën e 33’ të pjesës së parë ishte sinjali që besa do të korrte një fitore por që në fund nuk rezultoi e tillë.

Besa e nis me humbje kampionatin, ndërsa sytë janë për ndeshjen e radhës. /Kavaja.Net/