Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWebdetaje të tjera teksa zbulohet se atentati i djeshëm ishte ndaj Durim Bamit.
Ky i fundit ishte në makinë me kushëririn Ervin Kodra teksa kanë kuptuar fillimisht nga një makinë paralel se do qëlloheshin.
Kur kanë filluar të shtënat Durim Bami ka devijuar me makinë dhe lëndime ka marrë vetëm Ervin Kodra. Të dy janë pyetur në Polici teksa nuk kanë lënë asnjë emër ku dyshojnë.
Policia vijon kontrollet në Krujë e Kamzë teksa deri më tani është gjetur vetëm një automjeti i djegur ”Golf 5” në Valias që dyshohet se u përdor nga autorët në atentat, por brenda tij nuk është gjetur asgjë.
Si Durim Bami edhe Ervin Kodra janë të dy kushërinj me precedentë penalë, por i pari njihet si ”I forti i Niklës” teksa është edhe subjekt i OFL pasi iu sekuestrua një automjet i blinduar.
Durim Bamit është i përfshirë në një seri ngjarjesh filluar nga 2004 për një tentativë vrasje, dënimi për pengmarrje e deri më 2015 kur u arrestua pas ngjarjeve që shkaktuan një tension politik me akuza mes Ilir Metës dhe Tom Doshin, ku Durim Bami dyshohej se ishte paguar për vrasje por që u lirua në 2018 me shërbim prove. Po në 2018 ai u arrstua gjatë një operacioni ‘blic’ në Nikël ndërkohë që ky nuk është atentati i parë ndaj tij pasi në 2015 iu vendos eksploziv në makinën e tij./Bw