Naftëtaret kanë hyrë në ditën e 23-të të grevës në Ballsh teksa gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet.
Ato kanë kërkuar zgjidhje sa më shpejt nga kryeministri Rama pasi thonë se mund të ndodhë tragjedia me tyre.
Madje njëra prej tyre thotë se naftëtaret kanë diskutuar mbrëmë si do të vetëflijoheshin pasi u vjen rëndë të dalin nga greva dhe të rikthehen tek familjet e tyre.
“Gjendja ka qe në shumë e keqe mbrëmë. Kam qenë shumë sëmurë nga zemra.
Më jepnin kurajo shoqet, dhe thoja a do të gdhihem të shoh vajzat e mia që kam 23 ditë, për çfarë ika nga familja, për bukën e gojës. Zonjat e parlamentit duhet të reagojë, Nëna është e shenjtë se krijon familje, po unë nuk jam e zonja ta mbaj. Kërkojmë zgjidhje nga kryeministri një sahat e më parë.
Mos ndodhë ndonjë tragjedi këtu tek ne, që mendonim si do të vetëflijohemi mbrëmë.
Për bukën e gojës jemi këtu. Kam 23 ditë nuk e di, hanë, pinë, shkojnë në shkollë vajzat e mia. Nuk e di çfarë bëjnë. Zoti më ndihmoftë të shkoj tek vajzat, të kthehem në shtëpi, se jam shumë sëmurë nga zemra.”- tha naftëtarja.