Ministria e Shëndetësisë raporton një tjetër rekord të ri në vend nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 489 persona, ndërsa kanë humbur jetën 6 pacientë.
Lajmi i mirë është se gjatë këtyre orëve e kanë fituar betejën me virusin e rëndë 165 të infektuar, ndërsa rekordin aktiv të rasteve vijon ta mbajë Tirana me plot 5315 raste.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nisur nga rritja e rasteve të konfirmuar me COVID19 dhe të shtruarve në spitale ju drejtohet qytetarëve me një apel për zbatimin e të masave për frenimin e përhapjes të virusit SARS COV2. Respektoni rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Eshtë e domosdoshme që të gjithë qytetarët të jenë kontributorë në betejën për shëndetin, duke ruajtur veten dhe të tjerët, për të mos mbingarkuar spitalet.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1954 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 489 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë,
28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,
18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë,
11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë,
6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,861 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj dhe të merrni informacionin e nevojshëm.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 489
Të shëruar ne 24 orë 165
Të shtruar në spitale 350
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1954
Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste Aktive 10,800
Humbje jete 549
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5315
Durrës 963
Fier 868
Korçë 696
Shkodër 623
Elbasan 507
Lezhë 487
Vlorë 461
Berat 318
Kukës 253
Gjirokastër 204
Dibër 10.
Elbasan 507
Lezhë 487
Vlorë 461
Berat 318
Kukës 253
Gjirokastër 204
Dibër 105