“Egnatia, Nderi i Rrogozhinës”, Promovohet libri historiko-statikor i Fatmir Efica


Klubit i futbollit Egnatia në bashkëpunim me Bashkinë e Rrogozhinës organizoi ceremoninë e promovimit të librit “ Egnatia, Nderi i Rrogozhinës”.

Ky libër me shumë vlera historike dhe statistikore për futbollin e qytetit të Rrogozhinës ka ardhur në formën më të mirë nga autori Fatmir Efica, gazetar, komentator dhe staticen.

Në këtë ceremoni nderuan me pjesmarrjen e tyre shumë të ftuar, miq dhe dashamirës të futbollit dhe autorit.

Në ceremoni u përcollën vlerësime maksimale për librin dhe punën e palodhur të autorit që solli historine e nje ekipi si një mozaik faktesh historike dhe statistikash.

Njoftimi në faqen zyrtare i Bashkisë Rrogozhinë:

💠 Promovimi i librit “Egantia Nderi i Rrogozhinës”📚😍

🔘 Pjesëmarrës në takim, Kryetarja e Bashkisë znj.Aantonela Dedej, Leonard TASE, Sulejman Demollari, Defrim Met’Hasani, Bujar Qesja, Fatmir Efica autori i librit,📚 dhe qytetarë të zonës.

⚪ Një falenderim i vecantë për miqtë dhe dashamirësit e sportit dhe qytetit, të cilët kontribuan për këtë libër.

✅ Libri do të mbetet gjithmonë një thesar i çmuar për qytetin tonë.🌞/Kavaja.Net