Iku Trump/Edi Rama nxiton me “pëlqimin” për Joe Biden (FOTO)


Në zgjedhjet që u mbajtën në SHBA, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zgjodhi të heshtë dhe të mos e përsërisë gafën e katër viteve më parë kur doli në CNN për të sulmuar Donald Trump dhe për të shprehur përkrahjen e Hillari Klinton gjatë fushatës.

Por kjo nuk do të thotë se ka qenë indiferent. Vetëm pak minuta pasi Joe Biden shpalli fitoren në garën presidenciale, kryeministri i Shqipërisë ka nxituar të shprehë pëlqimin e tij për mesazhin e kandidatit demokrat, siç shihet në foton më poshtë. Nuk kishin kaluar as 4 minuta, kur Rama nxitoi me komandën like në Twitter për presidentin amerikan.”