Bayerni i Mynihut vijon me ecurinë e jashtëzankonshme të fitoreve duke mposhtur tashmë në derbin gjerman edhe Borussia-n e Dortmundit.
Ishin vendasit që në fund të pjesës së parë shënuan të parët me Reus, por avantazhi zgjati vetëm pak çaste pasi Alaba barazoi.
Në pjesën e dytë Bayern e çon rezultatin në 1-3 me golat e Lewandowski dhe Sane, kurse vonë Haaland ngushton diferencat për të vulosur 2-3.
Me këtë fitore Bayern merr kreun i vetëm teksa Dortmund mbetet tashmë 3 pikë mbrapa. Prej 27 shtatorit, kur Bayern humbiste 4-1 ndaj Hoffenhaim kampionët gjermanë dhe të Europës njohin vetëm fitore./Bw