Basha uron Joe Biden për fitoren: Krenarë për aleancën me SHBA! Shpresojmë të vazhdojmë të punojmë për të forcuar vlerat dhe zotimet e përbashkëta

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për fitoren e këtij të fundit në SHBA.

Basha thotë se Shqipëria është krenare për miqësinë dhe aleancën me SHBA. Lideri i opozitës shton se ai dhe PD, shpresojnë të vijojnë punën me aleatët amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet e përbashkëta.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden   në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë.

Shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.