Sokol Cikalleshi pret një mik të veçantë në Stamboll!

Futbollisti Kavajas Sokol Cikalleshi i cili aktivizohet me skuadrën e Konyaspor në kampionatin Turk dhe ndodhet aty prej fillimit të sezonit ka pritur këtë mbrëmje një mik të veçantë nga Shqipëria.

Humoristi Bes Kallaku dhe gruaja e tij Xhensila Myrtezaj kanë qënë miqtë e Cikalleshit këtë mbrëmje.

Lajmin e takimi të tyre e ka dhënë vetë Kallaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shfaqen nën shoqërinë e njëri- tjetrit me miqte e tyre.

Postimi i Bes Kallakut:

“Mirmroma, mirmroma i zoti shpise! A ke sushi, a ke sushi me na dhone??? 😂😂😂. @sokolcikalleshi 😂😂😂. #istanbul @korneliacikalleshi @xhensilamyrtezaj @hoxhajina @florjankalaja”