Partia Demokratike e Rrogozhinës ka nisur organizimet në kuadër të përgatitjeve për fushatën electoral dhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kryetari i saj Ferdinand Saraçi ka zhvilluar një takim me mbështetësit në Njësinë Administrative Seneballaj me qëllim përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Në fjalën e tij përpara tyre Saraçi tha se Askush dhe asgjë nuk mund t’i ndalë demokratët në zgjedhjet e 25 prillit për të sjellë ndryshimin e madh.
Statusi i z. Ferdinand Saraçi në facebook:
“Me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Sinaballaj. Askush dhe asgje nuk na ndal ✌️✌️✌️
Jemi gati për ndryshimin e madh më 25 Prill për Shqipërinë si gjithë Europa! 🇦🇱🇪🇺”