Mbas reagimeve të shumta të emigrantëve lidhur me pezullimin e shërbimit në ambasadën Shqiptare në Athinë, ka reaguar shërbimi jonë diplomatik në Greqi.
Në një njoftim të bërë gjatë orëve të vona të natës, ambasada Shqiptare në Athinë njofton se do të vazhdojë normalisht shërbimin e saj, dhe nuk do të mbyllë shërbimin konsullor nga data 9 deri në 30 nëntor, siç kishte paralajmëruar më parë.
Vendimi për mbylljen e sporteleve ishte bazuar në vendimin e qeverisë greke për lockdowun e përgjithshëm, i cili kufizon shërbimet dhe lëvizjet në territorin grek.
Po punohet shtrirja e takimeve për aplikimet të jetë në distancë te saktë kohore nga takimi i rradhës, ndërsa personeli do të mbajë distancë dhe do të marrë masa të forta sigurie, siç janë maskat, mburojat e fytyrës dhe dorezat./tpz