Policia e Kavajes ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi ai ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Shtetasi me inicialet P.D 36 vjec u vu në pranga pasi policia konstatoi se ai ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. D., 36 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Kavajë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Drejtim mjeti në menyrë të parregullt”, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur./Kavaja.Net