Ndalet Egnatia, Lushnja merr 1 pikë me rëndësi

Egnatia e Rrogozhinës nuk ka shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen ndaj Lushnjes.

Goli i shënuar nga Shyti në minutën e 15 u duk sikur ndeshja do të përfundonte me goleadë. 

Teksa minutat kalonin dhe Egnatia po siguronte fitoren e dytë Lushnjarët barazojnë me Alushin në minutën e 75. 

Pavarësisht tentativave për të fituar ndeshjen shifrat mbetën të fiksuara në 1-1.

Ky rezultat i shkon për shtat Lushnjes e cila mori 1 pikë të rëndësishme ndërsa Egnatia humbi 2 pikë.

Kavaja.Net

Egnatia – Lushnja     1  –   1.

Shenues: Shyti 15’ / Alushi 75’ .