Lajm i Fundit! Kavaja shpallet zonë e kuqe e Covid-19

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon hartën e përhapjes së koronavirusit në dy javët e fundit në vend. Në hartë tregohen zonat e kuqe, ku virusi i rrezikshëm ka shënuar një përhapje të mëdha përgjatë këtyre javëve.

Në listën e qyteteve me përhapjen e koronavirusit në dy javët e fundit është edhe Kavaja.

Sipas të dhënave të publikuara nga MSH vetëm në tre ditën e fundit në Kavajë janë shënuar 22 raste të reja me covid19 ndërsa në total numri të infektuarve arrin në mbi 120 raste aktive.

Mes të infektuarve janë mjekë, mësues, nxënës dhe zyrtarë.

Në këto zona rreziku bëjnë pjesë Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena, Tirana dhe Tropoja.

Në mesazhin e saj, ministrja Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për të kontribuuar në kufizimin e përhapjes së virusit./Kavaja.Net