Nisin punimet, nga Nesër devijohet lëvizja e mjeteve në Golem- Plepa

Bashkia e Kavajës ka njoftuar ndryshimin e trafikut në rrugën Golem- Plepa duke filluar nga Nesër.

Përmes një njoftimi Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali thotë se devijimi do zgjasë tre ditë për shkak të punimeve për rehabilitimin e saj.

Mesazhi i Redjan Krali:

🚨Kujtesë!

Duke filluar nga dita e nesërme, në rrugën dytësore Golem – Plepa (nga kthesa e Vienës deri tek rrethrrotullimi i Golemit) fillojnë punimet dhe kalimi në këtë segment do të jetë i bllokuar për 3 ditët në vazhdim.

📍Devijimi i trafikut do të kalojë nga Rruga e Plazhit.

#BashkiaNëPunë🚧👷🏻‍♂️