Poezia U PUTHËN DY STINË Nga: Luan Sheshi

U PUTHËN DY STINË

Poezia Nga:Luan Sheshi
U puthën dy stinë,
nën degët e zveshura,
kërrusur në një lëndinë,
vrap grykash e qeshura…
Rrëzë malit mërguan,
pushuan në një lirishtë,
valë detesh shkumëzuan,
derdh muzgjesh të brishtë…
Ndër grykat e thikëta,
degësh kapura përdore,
zgjat gjymtyrët e çelikëta,
ngel peng pran një kurore…
Dhe çarqet vjeshtore,
ndër shtigjet heshtuan,
mëngjesesh flok dëbore,
dimërimin ç’na e kujtuan…
U puthën dy stinë,
sinoresh të braktisura,
harruar patën shtëpinë,
mes puthjesh,si të krisura…
10 nëntor 2020…