Rrogozhinë/ Vazhdon rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore, punimet pritet të përfundojnë në Janar

Punimet për rikonstrukisonin e Qendrës Shëndetësore të Rrogozhinës janë duke ecur me ritme të kënaqshme dhe pritet të përfundojnë brenda afatit të parashikuar. 

20 Janari i 2021 është dita e fundit ku kompania e cila po kryen punimet duhet t’i ketë përfunduar ato si dhe dorëzojë “çelsat”.

Njoftimi i Bashkisë Rrogozhinë:

“🏥😍Rikonstruksion i Qendrës Shendetësore, Rrogozhinë 🏗.

💠Vijojnë punimet,të cilat janë suvatimet e brendshme,suvatim i jashtëm,shtrim me pllaka👷‍♂️,zëvëndësim dyer dhe dritare,rikonstruksion i tualeteve,rinovim i rrjetit elektrik dhe hidraulik,vendosje e sistemit të mbrojtjes nga zjarri🧯,lyerje e ambienteve,instalimi kompjuterik dhe telefonik,sistemim i territorit të jashtëm.

✅Në përfundim të punimeve Rrogozhina do të ketë një Qendër Shëndetësore krejtësisht të re me kushte dinjitoze.🌞

#PunaPërShëndetësinëQëduam 😍🇦🇱“

/Kavaja.Net/