Katër të vdekur e 733 raste të reja me Covid-19 në Kosovë


Kosovës të mërkurën i janë shtuar edhe 733 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë në 24-orët e fundit në vend janë raportuar edhe katër vdekje.

Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportin 24-orësh të këtij të fundit.

Sipas IKSHPK’së gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.519 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë 1 rast (62 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes.