Qeveria ka vendosur të ndihmojë me 560 milionë lekë naftëtarët e Ballshit, pasi këta të fundit mbyllën grevën disa javore dhe pranuan të hynin në diskutime me kryeministrin Edi Rama.
Lajmi për këtë ndihmë është bërë i ditur nga drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave. Shuma prej 560 milionë lekësh nga buxheti i vitit 2021 do iu shpërndahet naftëtarëve si pagë, për shkak se kompania nuk i paguan prej kohësh.
Kujtojmë se pasi ndërprenë grevën e urisë kryeministri Rama takoi naftëtarët, ku iu premtoi mbështetje financiare, por nuk zbuloi shumën që iu vihej në dispozicion.