Gazetari Kavajas i News24 Erjon Skendaj merr çmimin ‘Reporteri i Vitit’, vlerësim nga Unioni i Gazetarëve


Pandemia nuk e ka ndalur eventin e përvitshëm të ndarjes së çmimeve në gazetari.

Ky aktivitet për vitin e 15 të tij realizohet nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Çmimi i reporterit të vitit ju akordua gazetarit të televizonit Erjon Skëndaj për profesionalizmin, kurajon dhe humanizmin e treguar gjatë raportimeve për pandeminë Covid 19.

“Asnjë punë e mirë nuk bëhet vetëm, bëhet me redaksinë, drejtuesit. Ne e dimë shumë mirë që pa hapësirën dhe mbështetjen e tyre rrugët mbyllen. Fatmirësisht i kam patur rrugët e hapura që më kanë lejuar të bëj punën. Dhe do doja të ja dedikoja këtë çmim dy kolegëve të ndjerë që nuk jetojnë më Armand Hallvaxhiu dhe Luan Isaku dhe familjes  time”- u shpreh gazetari Skëndaj. /Bw