I prekur nga Covid-19, Myftiu i Shkodrës niset me urgjencë në Turqi për mjekim të specializuar

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili rezulton i prekur me koronavirus është nisur për mjekim të specializuar në Turqi. 

Mësohet se gjendja shëndetësore e Myftiut është përkeqësuar, ndaj edhe familjarët morën këtë vendim. 

Më herët drejt këtij shtet u dërgua edhe babai i tij i prekur po ashtu nga koronavirus.