Kavaja Feston 76 vjetorin e Çlirimit, organizohet ceremoni përkujtimore

 

Kavaja feston sot 76- vjetorin e çlirimit të qytetit nga pushtuesit nazifashistë nga lufta nacionalçlirimtare. Me këtë rast janë organizuar aktivitete të shumta.

Drejtues të shumtë të pushtetit lokal dhe atij qendror morën pjesë në ceremoninë e organizuar pranë memorialit të Kajo Karafillit. Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Prefekti i Qarkut Toni Gogu, Kreu i PS Kavajë Elton Elezi, Kryetari i Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi veteranë, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve dhe qytetarë të thjeshtë.

Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali tha gjatë fjalës së tij se lufta nacionalclirimtare ka qenë e rëndësishme dhe Kavajasi kanë ditur të luftojnë për clirimin e vendit. Kavaja ka treguar gjithmonë ndjenjën patriotike të saj për qytetin dhe vendin.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj vlerësoi Kavajën dhe kontributin e saj në luftën kundër pushtuesve.

“Gëzuar 76-vjetorin e Çlirimit të Kavajës🇦🇱!

Një ditë e shënuar jo vetëm për qytetarët e saj 👥, por që na kujton sakrificën e vyer të të gjithë atyre që ranë dëshmorë për liri. Për familjen tonë të madhe politike, Partinë Socialiste, lufta nacionalçlirimtare mbetet simbol i lavdisë dhe krenarisë! Lavdi dëshmorëve🙏!” shkruan Erion Veliaj.

Për më shumë klikoni linkun e meposhtem 

https://fb.watch/1LFWNZM7bo/