Kavajë/ Situata me Covid19, 2 Humbje jete dhe 9 raste të reja

Kavaja është kthyer në një nga qytetet më të prekura me Covid19 në raport me numrin e popullsisë.

Nga të dhënat e publikuara nga MSH vetëm gjatë 24 orëve të fundit në qytet si pasojë e Covid19 kanë humbur jetë 2 persona ndërsa janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus. 

Në total vetëm gjatë kësaj jave në Kavajë kanë humbur jetën 4 persona me Covid19 ndërsa numri i personave të infektuar ka arritur në mbi 130 persona gjithsej. 

Mes të prekurve me koronavirus janë edhe mjekë, infermierë mësues dhe qytetarë të thjeshtë.

Stafi i Kavaja.Net i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për ndarjen nga jeta e të afërmve të tyre dhe shërim sa më të shpejtë të infektuarve./Kavaja.Net