Shkoi për kurim në Turqi, Presidenti Meta mesazh mbështjetje Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari

Shkoi për kurim në Turqi, Presidenti Ilir Meta mesazh mbështjetje Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta:

I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID-19.

Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman dhe mbarë popullin shqiptar.