“I riu në Kavajë nuk u vetëvra, por humbi jetën nga dhuna barbare e policëve”/ Deputeti i PD: Prokuroria të mos lejojë manipulimin e provave

 Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Kavajë ku një 31-vjeçar humbi jetën pasi u vetëvra në Komisariatin e qytetit.

Sula shkruan se burime për të konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. Ai i kërkon Prokurorisë të zbardhë ngjarjen dhe mos lejojë manipulimin e provave.

Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 31 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur”-shkruan ai.